Rikthehet Agim Ibraimi, pritet transferimi te Dinamo e Moskvës

Rikthehet në skënë sërish Agim Ibraimi! Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë, është shumë pranë kalimit te skuadra ruse e Dinamo Moskvës. Edhe pse paralajmrimet e shumta dhe spekulimet çuan tetovarin në drejtim të Domzhales, megjithatë Ibraimi si duket sezonin e ri do të jetë pjesë e kampionatit rus.

Sipas informacioneve jozyrtare, Ibra ishte shumë pranë firmosjes me Domzhalen, mirëpo në moment të fundit kjo marrëveshje dështoi,  ku në ndërkohë në adresë të 29 vjeçarit vjen një ofertë nga Dinamo e Moskvës.

Ditëve në vijim pritet që Ibraimi të jep vendimin përfundimtarë rreth vazhdimit të karrierës së tij./InfOSport.mk

Leave a Reply