Muhamed Useini: Në Korçë nuk shkojmë me flamur të bardhë

Superliga shqiptare sot hap siparin e saj të 79-të, ku që në start vinë me super ndeshje. E nisin kampionët në fuqi të Kukësit me ndeshjen në ora 16:00 kundër Kamzës, për të vijuar më pas me fillim në ora 19:00 dy ndeshjet tjera, Teuta – Luftëtari dhe Skënderbeu – Flamurtari, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht kjo e fundit zgjon interesim të madh, duke pasur parasysh kualitetet dhe ambiciet e klubeve për sezonin e ri. Lidhur me këtë përballje, portali ynë morri prononcimin e futbollistit tetovarë të skuadrës vlonjate, Muhamed Useini.

“Jemi përgatitur plotë dy muaj për këtë fillim të kampionatit. Besoj se pikërisht tani është koha për të treguar dhe shfaqur cilësitë tona në pah. Ndeshja e parë është kundër Skënderbeut, ndoshta ekipit më të mirë në vitet e fundit në Shqipëri, çdo respekt gjithashtu dhe për rezultatet në Evropë,  mirëpo ne kemi matematikën tonë. Në Korçë nuk shkojmë me flamur të bardhë. Flamurtari këtë vit nuk i trembet asnjë skuadre, ashtu që besoj se me një angazhim maksimal të të gjithë futbollistëve mund të nxjerrim një rezultat pozitiv nga kjo transfertë e vështirë” – tha enkas për “infOSport.mk”, Muhamed Useini.

Ndeshja ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit starton në ora 19:00, ndërsa sipas asaj që ka paralajmëruar trajneri Shpëtim Duro, Muhamed Useini së bashku edhe me tre futbollistët tjerë të angazhuar nga Maqedonia, Siljanovski, Pollozhani dhe Xhufo do të jenë pjesë e formacionit startues.

Leave a Reply