Intervistë me Muhamed Useinin e Flamurtarit të Vlorës

Muhamed Useini sezonin e ri futbollistik do të luaj në Superligën shqiptare me fanellën e Flamurtarit të Vlorës. Ai te kjo skuadër u transferua që gjatë muajit qershor, duke qenë një ndër përforcimet e para, nga ato shumë përforcime që bënë drejtuesit e skuadrës vlonjate gjatë këtij afati kalimtarë të verës, shkruan “infOSport.mk”.

Ai te Flamurtari erdhi nga rradhët e Renovës, ndërsa përveç tij skuadra që drejtohet nga strategu Shpëtim Duro, nga Maqedonia transferoi edhe Goran Siljanovskin e Rabotniçkit si dhe dyshen e Shkëndijës, Artim Pollozhani – Viktor Nildo Xhufo.

Cili ishte më i merituari për transferimin e Metit te Flamurtari, si e mirëpritën atë te kjo skuadër dhe cilat janë ambiciet e klubit në sezonin e ri, janë disa nga pyetjet e “infOSport.mk” drejtuar njërit prej mesfushorëve më të mirë në futbollin shqiptarë.

infOSport.mk – Në sezonin e ri do luani me Fflamurtarin në Superligë. Si erdhi deri te ky transferim dhe kush ishte inciatori, apo më meritori për një gjë të tillë?

Muhamed Useini – “Iniciator ishte prof. Shpetim Duro, me të cilin kemi punuar dy herë te Shkëndija. Duke pasur besim në kualitetet e mia dhe që isha një futbollistë i lirë, mora telefonatë nga drejtori sportiv i Flamurtarit, shpejt ramë dakord dhe erdhi deri te nënshkrimi”.

infOSport.mk –Si ju mirëpritën te skuadra e re dhe cilat janë përshtypjet e juaja për klubin e Flamurtarit?

Muhamed Useini – “U prita shumë mirë si anëtar më i ri i familjes, sepse tani kemi qëllime të përbashkëta. Përshtypjet e mia janë shumë të mira, pasi vërtetë bëhet fjalë për një klub shumë mirë të organizuar, me kushte shumë të mira”.

infOSport.mk – Drejtuesit e klubit përveç juve kanë sjellë edhe disa futbollistë tjerë shumë cilësorë. Cilat janë ambiciet e skadrës së juaj në sezonin e ri që nis sot?

Muhamed Useini – “Ambiciet e skuadrës janë kreu i tabelës dhe kuptohet një vend që do të na siguronte Evropën për sezonin e ardhshëm”.

infOSport.mk – A e kishte të lehtë adaptimin Meti, duke pasur parasysh se sërish do jesh nën urdhërat e trajnerit Shpëtim Duro?

Muhamed Useini – “Do të them që po, pasi fati im është që unë punoj me një profesor që e dij filozofinë e tij dhe se çfarë ai kërkon nga futbollistët e tij. Adaptimi im u bë edhe më i lehtë pasi unë kisha këtu Goran Siljanovskin, ndërsa më pas edhe Xhufon dhe Artim Pollozhanin, me të cilët njihemi shumë mirë”.

infOSport.mk –Është kjo hera e parë që transferoheni jashtë vendit. Çfarë pret Meti me skuadrën e re dhe mendon se është ky një hap para në karrierën e juaj?

Muhamed Useini – “Kam patur shanse shumë më herët të jem pjesë e ndonjë ekipi në Shqipëri, por gjithmonë kishte ndonjë pengesë. Besoj se ky transferim i imi te Flamurtari do të jetë një hap para. Neve nga ngelet të punojmë dhe të japim më të mirën nga vetja, ndërsa rezultatin do e shohim në fund”.

infOSport.mk – Sot starton Superliga shqiptare dhe që në start juve ju pret një përballje e fortë, ndaj një prej skuadrave më të mira shqiptare viteve të fundit, Skënderbeut. Pritjet e juaja për këtë super përballje?

Muhamed Useini – “Jemi përgatitur plotë dy muaj për këtë fillim të kampionatit. Besoj se pikërisht tani është koha për të treguar dhe shfaqur cilësitë tona në pah. Ndeshja e parë është kundër Skënderbeut, ndoshta ekipit më të mirë në vitet e fundit në Shqipëri, çdo respekt gjithashtu dhe për rezultatet në Evropë,  mirëpo ne kemi matematikën tonë. Në Korçë nuk shkojmë me flamur të bardhë. Flamurtari këtë vit nuk i trembet asnjë skuadre, ashtu që besoj se me një angazhim maksimal të të gjithë futbollistëve mund të nxjerrim një rezultat pozitiv nga kjo transfertë e vështirë”.

Ndeshja ndërmjet Skënderbeut dhe Partizanit starton në ora 19:00, ndërsa sipas asaj që ka paralajmëruar trajneri Shpëtim Duro, Muhamed Useini së bashku edhe me tre futbollistët tjerë të angazhuar nga Maqedonia, Siljanovski, Pollozhani dhe Xhufo do të jenë pjesë e formacionit startues.

Leave a Reply