Barcelona sonte me 6 mungesa ndaj Juventusit!

Sot në mbrëmje Barcelona do të presë në “Kamp Nou” Juventusin në ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin “D” të Ligës së Kampionëve Evropian.

Do të jetë kjo pa dyshim një ndër ndeshjet më interesante të mbrëmjes, mirëpo që fatkeqësisht të dy trajnerët nuk do të mund të llogarisin në fondin e plotë të futbollistëve.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk do të mund të llogarit në shërbimet e 6 futbollistëve, tre prej tyre të dëmtuar dhe tre të tjerë të lënë jashtë për arsye teknike. Futbollistët që për shkak lëndimeve nuk do të lujanë sonte, janë Alkaser, Rafinja dhe Turan, ndërsa për shkaqe teknike mungojnë Aleiks Vidal, Lukas Dinje dhe Tomas Vermaelen.

Në anën tjetër Alegri nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dyshes së formacionit të parë, Kielini dhe Manxhukiq, të cilët do të krijojnë shumë zbraztira në mbrojtje dhe sulm.

 

Grupi i futbollistëve të Barcelonës të ftuar për ndeshjen me Juventusin:
Portierë: Ter Stegen, Jasper Cillessen,
Mbrojtës: Nelson Semedo, Gerard Piqué, Javier Mascherano, Samuel Umtiti, Sergi Roberto, Jodi Alba,
Mesfushorë: Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Andrés Iniesta, Paulinho Bezerra, Denis Suarez, André Gomes
Sulmues: Luis Suárez, Leo Messi, Ousmane Dembélé, Gerard Deulofeu

Leave a Reply