PSZH fillon të “blejë” edhe tifoz, 300 me fat në llogari të klubit udhëtojnë në Skoci

Drejtuesit e Paris Sen Zhermenit një grupi prej 300 tifozëve që ishin me fat do ua paguaj të gjitha harxhimet për ndeshjen në Skoci ndaj Selltikut, e vlefshme për ndeshjet në grupe të Ligës së Kampionëve Evropian.

Diçka më shumë se 300 tifoz të skuadrës parisiene do të udhëtojnë në llogari të klubit për të ndjekur një ndeshje futbolli. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, ndërsa tifozët e përzgjedhur do të kenë biletat e paguara për avion si dhe për ndeshjen, që në program është sonte me fillim në ora 20:45.

Rikujtojmë PSZH gjatë kësaj vere bleu më të mirën nga tregu i futbollit evropian, duke harxhuar plotë 402 milion euro në blerjen e dy futbollistëve, si Nejmar dhe Mbape, ndërsa tashmë ka filluar të “blejë” edhe tifoz për ndeshjet më të rëndësishme evropiane.

Leave a Reply