“El Clasico” e parë në La Liga në orarin më të papërshtatshëm!

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave gjigande nga Spanja, Realit të Madridit dhe Barcelonës, ndryshe e njohur si “El Clasico” do të zhvillohet me 23 dhjetor (e shtunë) në “Santiago Bernabeu”.

Dueli i vlefshëm për javën e 17-të të kampionatit spanjoll dhe që tërheq vëmendjen e të gjjithë botës do të nisë në orën 13:00, për të favorizuar telespektatorët në Azi.

Një gjë të tillë ka konfirmuar numri një i La Ligas, Havier Tebas, i cili njoftoi zyrtarisht se përballja më e madhe e futbollit spanjoll do të luhet në periudhën e drekës, vetëm pak orë përpara festës së Krishtlindjeve.

 

Leave a Reply