Florent Hasani pritet të transferohet në Turqi

Futbollisti kosovar, Florent Hasani, që aktualisht luan në Hungari me skuadrën e Diosgyor, karrierën e tij pritet ta vazhdojë në Turqi. Një gjë të tillë ka pohuar “Goztepe.net”, sipas së cilës drejtuesit e skuadrës turke tashmë kanë arritur marrëveshjeme futbollistin kosovar, i cili është ftuar për të udhëtuar drejt Izmirit për të firmosur kontratën me skuadrën e Superligës turke.

Hasani në Kosovë ka luajtur me Vushtrrinë dhe Trepçën ’89, nga e cila skuadër janarin e vitit 2018-të u transferua te skuadra hungareze e Diosgyori. Me këta të fundit gjatë kësaj periudhe, Hasani ka zhvilluar gjithsej 86 ndeshje, duke realizuar edhe 13 gola.

Në rast se ndodh transferimi i tij te skuadra turke e Goztepe, ky do të jetë një lajm i mirë edhe për Trepçën ’89, që do të përfitonte nga shitja e tij.

Leave a Reply