Renova përmbys Strugën

Renova ka zhvilluar një pjesë të dytë fantastike përballë skuadrës së Struga Trim Lum, ndaj së cilës shënoi fitore 3:2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë.

Pas pjesës së parë, në të cilën skuadra e Ligës së Dytë arriti që të avansojë me rezultatin 2:0, Renova u këndellë në pjesën e dytë, kur arriti që të shënojë plotë 3 gola, për kthesë totale të rezultatit.

Ndryshe Struga Tri Lum e udhëhequr nga strategu Nexhad Husein, gjatë pjesës së parë zhvilloi një super ndeshje, të cilën e kurorëzoi me golat e shënuar nga Veton Hasani (16’) dhe Altin Loga (25’).

Renova e vërtetë u ringjallë nga minuta e 72-të, kur futbollistët e skuadrës nga Xhepçishti arritën që të shënojë tre gola dhe të buzëqeshur në fund të lëshojnë fushën në Tetovë.

Argjent Gafuri në minutën e 72-të shënoi golin e parë për Renovë, për të pasuar goli i barazimit nga ana e Valmir Nafiut vetëm 4 minuta më pas, ndërkohë Gafuri edhe njëherë tjetër u shfaq në skenë, duke shënuar golin e fitores në minutën e fundit të takimit.

Një fitore kjo e madhe për të rikthyer vetëbesimin në mesin e futbollistëve të Renovës, të cilët në kampionat pas 4 xhirove ende nuk kanë shijuar fitoren e parë, madje duke mos realizuar asnjë gol.

Leave a Reply