Salah më i miri i javës së parë në LK

Mohamed Salah është përzgjedhur lojtari më i mirë i javës së parë në Ligën e Kampionëve.  Sulmuesi i Liverpulit kishte një paraqitje të shkëlqyer në barazimin 2:2 të skuadrës së tij ndaj Seviljës në fazën e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve Evropian.

Egjiptiani shënoi njërin nga golat e skuadrës angleze, ndërsa në fund u duartrokit nga mijëra tifozë, të cilët dhanë votën e tyre për të, duke e zgjedhur atë si më të mirin e atij takimi.

Salah fitoi në garë për këtë vlerësim ndaj Ronaldos, Messit, Nejmarit, Lukakut, Tajson dhe Kejn.

Leave a Reply