16-vjeçari i shënon dy gola Lacios, që i falet sërish Imobiles (VIDEO)

Çiro Imobile vazhdon të demonstrojë një formë fenomenale. Sulmuesi italian për të satën herë rezultoi të jetë heroi i Lacios, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij në transfertën ndaj Xhenoas në ndeshjen e javës së 4-të në Serie A.

Goleadori i “lacialëve” realizoi dy golat vendimtarë gjatë pjesës së dytë, për t’ia siguruar fitoren e tretë këtë sezon Lacios.

Ndryshe ishte Bastos ai i cili kaloi në epërsi skuadrën e trajnerit Simone Inzagi në minutën e 13-të, ndërkohë 16-vjeçari Pietro Pelegri, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 33-të në vend të Adrian Rikardo Senturion, barazoi shifrat në minutën e 57-të.

Imobile në minutën e 70-të sërish kaloi në epërsi Lacion, teksa 3 minuta më pas erdhi kundërpërgjigja nga ana e talentit 16-vjeçar, Pelegri, i cili shënoi edhe golin e dytë për barazim të rezultatit.

Një gabim i rëndë nga ana e Santiago Xhentiletit dënoi ekipin vendas të Xhenoas. Argjentinasi që në fushë u inkuadrua nga bankina e nxorri të vetëm Imobilen para portierit Perin, të cilin arriti që ta mposht edhe për herë të tretë dhe t’ia sigurojë fitoren sërish Lacios me golin e realizuar në minutën e 83-të.

Falë kësaj fitore Lacio zbriti nga pozita  e katërt Milanin, që të dyja skuadrat me nga 10 pikë, që janë në ndjekje të treshes kryesuese Juventus, Napoli dhe Inter, që kanë nga 12 pikë.

Leave a Reply