Titi Berisha ndal Dybalan dhe Juven (VIDEO)

Juventusi është ndalur me barazim 2:2 nga Atalanta në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 7-të në kampionatin italian të Serisë A. Heroi i mbrëmjes që ka ndalur Juven dhe që dha 1 pikë shumë të vlefshme e të rëndësishme Atalantës, ishte portiere shqiptar Etrit Berisha.

Titi arriti të mbrojë pentalltinë e Dybalës në minutën e 84-të, duke ruajtur kështu rezultatin në 2:2, me golat që më herët u realizuan nga Bernadeski e Higuain për Juven, ndërsa për Atalantën shënuan Kaldara dhe Kristante.

Me këtë barazim “bardhezinjët” e Alegrit ndalen në vendin e dytë të tabelës me 19 pikë të tubuara, 2 më pak se Napoli që kryeson renditjen.

Leave a Reply