Çfarë po ndodh me Renovën e Qatip Osmanit? (VIDEO)

Renova ka pësuar edhe disfatën e 10-të sezonale, pas së cilës tashmë rrezikon serizisht edhe mbijetesën në elitën e futbollit vendor! Skuadra e Qatip Osmanit përkundër avantazhit që kishte sot në takimin e javës së 24-të kundër Makedonija GJ.P, në fund pësoi disfatë 2:1.

Shefit Shefiti kaloi në epërsi Renovën me golin e shënuar në minutën e 16-të, ndërkohë skuadra e Zhikica Tasevskit golin e barazimit e gjeti në minutën e 36-të me anë të Filip Aleksovskit.

Futbollisti i cili gjatë stinorit vjeshtorë mbronte ngjyrat e Korabit, u gjind më së miri në zonën kundërshtare, duke shënuar golin e parë në rrjetën e Hadis Veli.

Me shifrat 1:1, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa kur të gjithë menduan se me këtë rezultat do të mbyllet edhe 90-të minutat e plota, ashtu nuk mendoi edhe mbrojtësi brazilian i Makedonija GJ.P, i ardhur nga Vardari gjatë merkatos së janarit, Çarleston, i cili me kokë shënoi golin e fitores për skuadrën shkupjane.

Me këtë fitore Makedonija GJ.P, sikur po konfirmohet si skuadra e tretë në LPFMV, derisa Renova duhet menduar seriozisht mbijetesën, pasi tashmë ndodhet vetëm në pozitën e parafundit me 25 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply