Struga Trim Lum kthehet duarbosh nga Strumica (VIDEO)

6 pikë në 6 ndeshje të zhvilluara të stinorit pranveror nuk përputhen me ambiciet e Struga Trim Lum, që për herë të parë në historikun 6 vjeçar të themelimit, ka mundësinë të prek arenën ndërkombëtare, njofton “infOSport.mk”.

1 fitore, 3 barazime dhe 2 disfata ka regjistruar skuadra e trajnerit Srgjan Zaharievski, që falë edhe rezultateve të ekipeve tjera, vazhdon të mbajë pozitën e katërt në renditje, mirëpo tashmë me 7 pikë më pak se Makedonija Gj.P.

Në takimin e sotëm të javës së 24-të, Struga Trim Lum edhe pse luajti burërisht në transfertën ndaj Akademia Pandev, në fund pësoi disfatë minimale 1:0.

Goli që vendosi këtë takim, ishte ai i Kristijan Velinovskit në minutën e 29-të.

Në pjesën e dytë, Struga Trim Lum luajti shumë më mirë, mirëpo mungonte finalizimi, pavarësisht se 7 minutat e fundit të takimit skuadra strugane i zhvilloi me një futbollistë më shumë në fushë, pas përjashtimit të mbrojtësit Kosta Manev të Akademia Pandev. (infOSport.mk)

Leave a Reply