Shqipëria dhe Kosova nuk shënojnë, por shënojnë shqiptarët e Maqedonisë (VIDEO)

Të hënën në mbrëmje janë zhvilluar ndeshjet e fundit në kuadër të grupit “G” dhe “I” të vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Edhe Shqipëria edhe Kosova këtë cikël eliminatorë e mbyllën me disfata, teksa një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për përfaqësuesen e Maqedonisë, që këto eliminatore i mbylli me fitore.

Maqedonia shënoi fitore 4:0 ndaj Lihtenshtejnit, ku 3 gola mbajnë firmën e futbollistëve shqptarë, teksa Shqipëria dhe Kosova nuk arritën të shënojnë të paktën një gol përballë Italisë, gjegjësisht Islandës.

Shqipëria u mund 0:1 nga Italia në “Loro Boriçi” të Shkodrës, teksa Kosova pësoi disfatë 2:0 në transfertën ndaj Islandës.

Ndryshe golat për Maqedoninë në fitoren e thellë ndaj Lihtenshtejnit i shënuan Visar Musliu, Enis Bardhi dhe Arijan Ademi.

Leave a Reply