UEFA do të dënojë Romën për koret raciste të tifozëve

Romën e pret një dënim nga UEFA, për shkak të koreve raciste të kënduara nga tifozët italian në ndeshjen me Çelsit të zhvilluar në mesjavë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Procedimi disiplinor ka nisur mëngjesin e sotëm, ndërsa vendimi pritet të merret me 16 nëntor nga Komisioni i Etikës dhe i Kontrollit në UEFA.

Tifozët e Romës fyen rëndë ish futbollistin e tyre Antonio Rudiger, me këtë të fundit që gjatë verës kaloi nga skuadra italiane te Çelsi.

Leave a Reply