Totenhami thellon krizën e Realit të Madridit (VIDEO)

Totenhami i ka shkaktuar një disfatë të rëndë Realit të Madridit, duke mundur ekipin e Zinedin Zidan me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra angleze ishte e shkëlqyeshme sonte, duke shënuar edhe fitoren e dytë në “Uembli” stadium, aty ku kishte mundur edhe Dortmundin këtë edicion në Ligën e Kampionëve Evropian. Dele Ali realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë, teksa një tjetër shtoi Eriksen gjatë pjesës së dytë, kur edhe Kristiano Ronaldo realizoi golin  e vetëm për “madrilenët”.

Pra dy fitore të ngjashme 3:1 për “spërsat”, të cilët që sonte siguruan një vend për në fazën eliminatore, kjo falë edhe barazimit të Borusia Dortmundit ndaj APOEL Nikozia. “Milionerët” barazun 1:1 në “Sinjal Iduna Park”, edhe pse avansuan me golin e Guerriros në minutën e 29-të.

Golin e barazimit për skuadrën mysafire e realizoi Pote në minutën e 51-të. Pas këtij barazimi Dortmundi do ta ketë shumë të vështirë për të shpresuar për dy vendet e para, kur Totenhami mban pozitën e parë me 10 pikë, 3 më shumë se Reali i Madridit në pozitën e dytë.

Leave a Reply