Aguero në histori, Napoli në shtëpi! (VIDEO)

Argjentinasi i Mançester Sitit, Serxhio Aguero edhe zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e Mançester Sitit, njofton “infOSport.mk”.

Kjo falë golit të tij në ndeshjen e sontme në “Sao Paolo” ndaj Napolit, në të cilën ndeshje Mançester Siti shënoi fitore me reuzltatin 4:2. Aguero realizoi golin e tretë sonte për skuadrën angleze, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën e 178 golave në ndeshjen zyrtare me klubin anglez, të cilin e ndihmoi që sonte të prente biletën për në turin tjetër të Ligës së Kampionëve Evropian.

Përveç Agueros tek Siti në listën e golashënuesve sonte përballë Napolit u regjistruan edhe Otamendi, Stouns dhe Sterling, teksa autorë të golave për “napolitanët” ishin Insinje dhe Zhorzhinjo, i cili realizoi nga pika e bardhë.

Një fitore shumë me vlera në kuadër të grupit “F” e arriti edhe Shaktari i Donjetskut. Skuadra ukrainase mundi Fejenordin me rezultatin 3:1, duke ruajtur fuqishëm pozitën e dytë me 9 pikë, 6 më shumë se Napoli, që veçmë që sonte me shumë gjasa u përshëndet me ndeshjet e raundit të dytë të Ligës më prestigjioze evropiane.

Leave a Reply