Basketboll, KB Shkupi mundet nga Rabotniçki, Rezart Mehmeti debutuesi më i ri në Superligë

Klubi i basketbollit Shkupi është mposhtur në Çair nga Rabotniçki me rezultat 85:103 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 5-të në Superligën e basketbollit vendor. Më i miri i kësaj përballje rezultoi të jetë Ginjard i Rabotniçkit me 37 pikë të realizuara, ndërsa Kostov shënoi 27 tjera. Për “Bardhekaltërtit” më i miri rezultoi amerikani Tejlor me 29 pikë të koleksionuara, Ty Haris shënoi 18-të, ndërsa Besart Mehmeti 11 pikë.

Kjo ishte ndeshja e parë e Shkupit që e zhvillon në palestrën “Shaban Trstena” , duke rrikthyer kështu basketbollin pas disa viteve pauzë në Çair. Vlenë të cekim se në këtë përballje u aktivizua 13 vjeçari Rezart Mehmeti në radhët e Shkupit, duke u bërë kështu basketbollisti më i ri që debuton në Superligën e basketbollit të Maqedonisë.

Ndeshjen e radhës KB Shkupi e luan ndaj Ohrid në transfertë me 11 nëntor. Ndërkohë gjatë ditës së sotme në kuadër të xhiros së 5-të Blokotehna fitoi Gostivarin me rezultat 85:59, ndërsa kjo xhiro mbyllet me ndeshjen Kumanova-MZT Skopje që do të luhet të enjtën me fillim në orën 19:00.

Leave a Reply