Pelisteri me një këmbë në gjysmëfinale

Ndërimi i trajnerit si duket i ka bërë mirë skuadrës së Pelisterit, që pas një kohe shumë të gjatë gjetë edhe fitoren e dytë me rradhë. Pas shkarkimit të Srgjan Zaharievskit, drejtuesit e klubit nga Manastiri postin e trajnerit i’a besuan Spase Risteskit, nën drejtimin e të cilit Pelisteri morri edhe fitoren e dytë, pas asaj në fundjavë ndaj Renovës në kampionat.

“Të gjelbërit” nga Manastiri sot para tifozëve të tyre në ndeshjen e parë çerekfinale mundën Pobedën me rezultatin 5:2, duke hedh një hap të madh drejt ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë.

Fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një rezultat të këtillë, pasi ishin futbollistët nga Prilepi ata të cilët të parët avansuan me golin e Ristevskit në minutën e 28-të. Pelisteri u kundërpërgjigjë me dy golat e mbrojtësit Goce Todorovski (34’, 40’), mirëpo që pjesa e parë të mbyllet në barazim u përkujdes Jordanço Naumoski, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 44-të.

Një super pjesë e parë me 4 gola të shënuar, nga dy në secilën anë, ndërsa pjesa e dytë e tëra foli për vendasit, të cilët të udhëhequr nga braziliani Lukas Kardoso Fereira dominuan totalisht ndeshjen deri në fund, duke shënuar 3 gola të tjerë.

Oliver Peev në minutën e 63-të për herë të dytë në këtë ndeshje solli Pelisterin në epërsi ndaj Pobedës, mbrojtja e së cilës skuadër ishte e pafuqishme përballë brazilianit Lukas, i cili brenda 5 minutave (82’, 87’) realizoi dy gola të tjerë, që i dhanë goditjen përfundimtare skuadrës nga Prilepi.

Rezultati 5:2 ju jep shumë pak shpresa atyre, ndërsa në anën tjetër sheh si favorit Pelisterin për të siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale.

Ndeshja e kthimit çerekfinale mes këtyre dy skuadrave në program është me datë 29 nëntor, atëherë kur është paraparë që të zhvillohet ndeshja e parë e 1/8 së finales midis Vardarit dhe Shkupit.

Foto: gol.mk

Leave a Reply