Gjesti i shëmtuar i De Rosit, goditi me shpullë Lapadulan (VIDEO)

Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndeshjen në transfertë ndaj Xhenoas, kjo ndoshta edhe për faj të kapitenit De Rosi, i cili në minutën e 70-të shkaktoi një penalti, të cilën më pas në gol e shndërruan vendasit dhe morrën barazimin final 1:1.

Përveç penaltisë, De Rosi u ndëshkua me kartonë të kuq, pasi kishte goditur me shpullë kundërshtarin e tij, Lapadula, të cilin po e mbulonte pas një goditje nga këndi.

Arbitri i ndihmuar edhe nga “VAR” akordoi 11-metërsh, të cilin në gol e shndërroi pikërisht sulmuesi Lapadula. Ishte ky një gjest i shëmtuar nga ana e reprezentuesit italian, i cili pas ndeshjes duke folur për mediat italiane, kishte  pranuar fajin, duke kërkuar madje edhe falje për episodin e shëmtuar.

“Më vjen keq. Ka shumë pak për të thënë, doja vetëm që të bllokoja Lapadulën. Pamjet janë të shëmtuara. Dua t’u kërkoj falje të gjithëve, më vjen shumë keq. Do të rikthehemi”.

Leave a Reply