Java e 17-të dhuroi disa super gola (VIDEO)

Sot në futbollin vendor në program ishin 4 ndeshje nga java e 17-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Kryesisht u arritën rezultate të  pritura, ndërsa mbi të gjitha u realizuan gola shumë të bukur.

Ndeshja më interesante dhe njëherit që prodhoi golat më të bukur, ishte ajo në Manastir, ku mejdanin ndanë Pelisteri dhe Shkupi. Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2, ndërsa 3 prej katër golave të shënuar ishin mjaft të bukur, me në krye golin e 16-vjeçarit Suhejl Muharemi.

SUHEJL MUHAREMI

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLTALENTI SUHEJL MUHAREMI SHENON NJE EURO GOL PER BARAZIM TE REZULTATIT NDAJ PELISTERITPELISTERI – SHKUPI 2:2(S. Muharemi 86')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Talenti i FC Shkupit vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua në lojë pasi pranoi një top brenda zonës nga ana e djathtë me të majtën e tij goditi me mjaft mjeshtëri topin, i cili përfundoi në cepin tjetër të portës së Ilçe Petrovskit.

Ishte ky pa dyshim goli më i bukur i javës, i shënuar nga një talent që premton shumë për në të ardhmen.

Riste Markoski gol

PELISTERI AVANSON NDAJ SHKUPIT, MARKOSKI SHENON NJE SUPER GOLPELISTERI – SHKUPI 1:0(R. Markoski 28')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Një gol mjaft i bukur ishte edhe ai i mesfushorit të vendasve, Riste Markoski, i cili me një predhë të vërtetë nga një largësi prej rreth 28 metrash në minutën e 28-të kaloi në epërsi Pelisterin. Goditja e tij ishte aq shumë e fuqishme, saqë edhe pse shkonte në mesin e portës, aty ku ishte edhe portieri Suat Zendeli, megjithatë nuk gjeti kundërpërgjigjen e gardianit shkupjan.

Ky i fundit kapituloi edhe njëherë tjetër, kësaj rradhe në minutën e 38-të, kur braziliani Lukas, pasi përfitoi hapësirën e duhur për të goditur përballë tre mbrojtësve të FC Shkupit, me një bombë dërgoi topin në pjesën e sipërme të kuadratit, duke bërë që Pelisteri në ato momente të avansojë me rezultatin 2:0.

Lukas gol ndaj Shkupit

SUPER GOLI I BRAZILIANIT, LUKAS NDAJ SHKUPITPELISTERI – SHKUPI 2:0(Lukas 38')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Megjithatë edhe kjo epërsi  “Të gjelbërve” nuk u siguroi fitoren, pasi skuadra e Ardian Nuhiut në fund nxorri një barazim nga kjo transfertë e vështirë.

Një tjetër gol mjaft të bukur në ndeshjet e sotme të javës së 17-të në elitën e futbollit vendor realizoi edhe mesfushori i Rabotniçkit, Ostoja Stjepanoviç, transmeton “infOSport.mk”.

Super goli i Stjepanovic

SUPER GOLI I STJEPANOVIÇ NDAJ SILEKSITSILEKSI – RABOTNIÇKI 0:1(O. Stjepanoviç 9')

Публикувахте от infosport.mk в 26 ноември 2017 г.

Ish reprezentuesi i Maqedonisë, pasi pranoi një top nga jashtë zonës kundërshtare,  goditi topin me mjaft mjeshtëri, duke e dërguar atë në rrjetën e Mitroviç. Ky i fundit edhe pse fluturoi pas topit, të njëjtin nuk arriti që ta ndal, njëjtë sikurse edhe njëri prej bashkëlojtarëve të tij të mbrojtjes, që në ato çaste tentoi që me kokë të devijojë atë në rivënie nga këndi.

 

Leave a Reply