Igli Tare dënohet nga Komisioni Disiplinor pranë Federatës italiane

Komisioni Disiplinor pranë Federatës italiane të futbollit ka publikuar vendimet për episodet e javës ë 14 në Seria A.

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare është dënuar me një javë për shkak se debatoi me arbitrin në fundin e ndeshjes për 11-metërshin diskutabil të dhënë për Fiorentinën në minutat shtesë të takimit, madje edhe pasi kërkoi ndihmën e VAR-it.

“Në fundin e ndeshjes, hyn në fushën e lojës dhe sillet në mënyrë agresive dhe kërcënuese ndaj arbitrit Masa. Sjellja e tij vazhdoi në të njëjtën mënyrë edhe në dhomat e zhveshjeve”, shkruhet në vendimin për Taren.

Kapiteni i Romës, Daniele De Rosi i cili goditi me shpullë Lapadulën e Xhenoas është dënuar me dy javë, ndërkohë skuadra e Juventusit është dënuar me 10 mijë euro për shkak sjelljes së gabuar të tifozerisë në pjesën e dytë ndaj Krotones, në të cilën ndeshje “Zonja e Vjetër” shënoi fitore me rezultatin 3:0.

 

Leave a Reply