FC Shkupi me 5 mungesa ndaj Shkëndijës

FC Shkupi sot në Tetovë do të përballet me Shkëndijën, ndërsa trajneri Umit Karan në prag të kësaj sfide po has në shumë probleme, duke pasur parasysh se nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e 5 futbollistëve, njofton ‘infOSport.mk’.

Për shkak të lëndimit jashtë ekipit kanë mbetur mbrojtësi i krahut të majtë Basilio Ndong, sulmuesi Bllazhe Ilijoski dhe Bllagoja Ljamçevski, ndërsa me nga pesë kartona të verdhë janë Abdulkadir Zango dhe Armel Bradji.

Ndeshja Shkëndija – FC Shkupi starton në ora 13:30.

Leave a Reply