Shkëndija – FC Shkupi, formacionet zyrtare

Sot në Tetovë Shkëndija do të jetë nikoqir i FC Shkupit në ndeshjen e vlefshme të javës së 13-të. Skuadra ‘kuqezi’ shihet si favorit absolut në këtë ndeshje, mirëpo edhe FC Shkupi me siguri se do të tentojë të nxjerrë më të mirën nga kjo përballje.

Se skuadra ‘bardhekaltër’ nuk do të mbrohet në këtë ndeshje, dëshmon edhe formacioni startues i tyre, ku shohim një formacion shumë ofenziv me të riun Jashari në qendër të sulmit, që do të ketë ndihmën e Suhel Muharemit dhe Serzhinjos në krahë, dhe të Kristijan Stojkoskit dhe Viktor Angellovit në praparvi.

Në anën tjetër mungesën e Besart Ibraimit në sulmin e Shkëndijës do ta zë, Samir Fazli, ndërsa bashkë me të në sulm do të veprojnë edhe Valmir Nafiu dhe Izair Emini.

XI startuese 🙌Ndiqeni LIVE ➡️ https://www.youtube.com/c/kfshkendija/live

Публикувахте от KF Shkëndija в Неделя, 4 ноември 2018 г.

Leave a Reply