Siti nuk ndalet, fitojnë skuadrat nga Liverpulli (VIDEO)

Edhe pse për një çast u mendua se Sautemptoni do të ndal serinë e Mançester Sitit, një gjë e tillë megjithatë nuk ndodhi, pasi një gol i shënuar në minutën e 96-të nga ana e Rahim Sterling i siguroi fitoren e 12-të me rradhë në Premierligës skuadrës së Guardiolas, që në këtë mënyrë vazhdon marshimin drejt titullit kampion në Premierligë.

Ndryshe deri në çastet e fundit të takimit rezultati ishte i barabartë 1:1, me të dy golat e shënuar në pjesën e dytë.

Kevin De Brujn vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë kaloi Mançester Sitin në avantazh, teksa golin për Sautemptonin në këtë ndeshje e realizoi Romeu në minutën e 75-të.

Fitoreve iu gëzuan edhe dy skuadrat nga Liverpulli, Evertoni dhe Liverpulli, që mundën Uest Hamin, gjegjësisht Stouk Sitin.

Figurë qendrore te “karamelët” doli të jetë Uejn Runi, i cili realizoi “hat-trik”, ndërsa një gol tjetër realizoi Uiliams.

Një fitore të pastërt 0:3 realizoi edhe Liverpulli në transfertën ndaj Stouk Sitit të Xherdan Shaqirit, i cili luajti për gjatë 90-të minutave, mirëpo duke mos arritur që të ndihmojë skuadrën e tij për të nxjerrë një rezultat pozitiv përballë skuadrës nga “Enfilld Roud”, transmeton “infOSport.mk”.

Mane në pjesën e parë dhe Sallah në dy raste gjatë pjesës së dytë shënuan tre golat për Liverpullin, skuadër kjo e cila me 26 pikë renditet në pozitën e 5-të. Për dallim nga skuadra e Jurgen Klop, skuadra tjetër nga Liverpulli, Evertoni pozicionohet në vendin e 13-të me vetëm 15 pikë të tubuara, ndërkohë Siti me vetëm një barazim dhe 13 fitore pas 14 xhirove të para kryeson bindshëm renditjen tabelare me 40 pikë të tubuara.

Leave a Reply