Çmimet në konkurencën e femrave për Maksutin, Andreevskën dhe Izov

Federata e Futbollit të Maqedonisë sonte po ndan çmimet për më të mirët në futbollin vendor. Fillimisht në këtë manifestim që po mbahet në Shkup, çmimet u ndanë në konkurrencën e femrave.

Epiteti i golashënueses më të mirë i takoi Lençe Andreevskas që sezonin e kaluar shënoi 22 gola, 18 prej të cilëve në kampionat dhe 4 në kuadër të Kupës.

Ndërkohë çmimen e futbollistes më të mirë e morri futbollistja shqiptare, Yllza Maksuti nga rradhët e AS Junajted.

“Një falenderim deri tek të gjithë ata që më përkrahën dhe që votuan për mua që unë të bëhem futbollistja më e mirë. Gjithahtu një falenderim edhe deri tek trajneri im Astrit Merko, të cilin e konsideroj si prind të dytë” – tha Yllza Maksuti pasi pranoi çmimin e futbollistes më të mirë në Maqedoni.

Çmimin e trajnerit më të mirë e fitoi Kiril Izov, i cili me ekipin e Istatov nga Dojrani fitoi titullin e dyfishtë dhe luajte me këtë skuadër në Ligën e Kampionëve Evropian.

Leave a Reply