Porosia e sotme e “Shvercerave” ndaj “Komitëve”

Shkupi ishte superior në fushën e futbollit sot përballë Vardarit, ndërsa në tribuna fjalën kryesore e kishin grupi i tifozëve “Shvercerat” të cilët krijuan një atmosferë shumë të bukur, duke ndihmuar skuadrën e tyre që të shënojë fitoren e parë në përballjet ndaj Vardarit në 10 ndeshjet e fundit.

Ata nga vendi i tyre i zakonshëm në tribunën e vetme të stadiumit në Çair, nuk lëshuan rastin për të provokuar “komitët”, të cilët në ndeshjen e fundit të zhvilluar gjatë të enjtes në stadiumin e Gjorçe Petrovit kishin një porosi për tifozët e FC Shkupit, duke i akuzuar ata se në zënkat mes tyre shfrytëzojnë armë të ftohta.

Ndërkohë përgjigja e “Shvercerave” ishte: “Ju kapim çdo ditë, gjithnjë vetëm qani!”

Leave a Reply