Shkëndija e mbyll me stil kampioni gjysmësezonin e parë në LPFM (VIDEO)

Shkëndija me stil kampioni ka mbyllur gjysmësezonin e parë në elitën e futbollit vendor, duke mundur Pelisterin me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija si në çdo ndeshje të këtij gjysmësezoni ishte dominues ndaj kundërshtarit, që nga fillimi e deri në fund, mirëpo që të tre golat kjo skuadër në përballjen e sotshme i shënoi gjatë pjesës së dytë.

Një pasim i saktë dhe në momentin e duhur në minutën e 48-të nga ana e Ferhan Hasanit, u shfrytëzua në maksimum nga ana e Besart Ibraimit, i cili në ato momente shënoi për 1:0.

Besart Ibraimi gol ndaj Pelisterit

Ferhan Hasani asiston, Besart Ibraimi shenonSHKENDIJA – PELISTERI 1:0(B. Ibraimi 48')

Публикувахте от infosport.mk в 3 декември 2017 г.

Pikërisht Ibraimi ishte më i merituari edhe për golin e dytë të Shkëndijës, pasi mbrojtja mysafire në minutën e 68-të ndali në mënyrë të palejuar atë brenda zonës së reptësisë, ndërsa nga pika e bardhë i saktë ishte Ferhan Hasani, i cili në ato momente shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Petrovskit.

Ferhan Hasani gol ndaj Pelisterit

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLHASANI GOL NDAJ PELISTERIT, SHENON NGA PIKA E BARDHËSHKËNDIJA – PELISTERI 2:0(F. Hasani 68' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 3 декември 2017 г.

Golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje për Shkëndijën e realizoi futbollisti i talentuar tetovarë, Arbin Zejnullai pas një super aksioni, kur nga brendia e zonës me të djathtën e tij shënoi golin e tij të parë gjatë këtij edicioni.

Zejnullai gol

Super aksion i SHkendijes per golin e trete ndaj PelisteritSHKENDIJA – PELISTERI 3:0(A. Zejnullai 90')

Публикувахте от infosport.mk в 3 декември 2017 г.

Shkëndija falë kësaj fitore riti edhe më shumë diferencën në pikë ndaj Vardarit, skuadër kjo e cila u mund në Çair nga Shkupi me rezultatin 2:0. Shkëndija kryeson bindshëm tabelën e klasifikimit me 43 pikë, duke u shpallur me meritë kampion vjeshtor me plotë 14 pikë më shumë se Vardari (dy ndeshje më pak), teksa Pelisteri gjysmësezonin e parë në LPFM e mbylli në pozitën e parafundit me vetëm 16 pikë të tubuara.

Leave a Reply