Venger: Ne ishim më të mirë, Junajted nuk e meritoi fitoren!

“Jam i inatosur dhe i zhgënjyer pasi prodhuam një paraqitje fantastike me një shpirt gare të madh, por në fund nuk morëm asnjë pikë”, është shprehur trajneri i Arsenalit Arsen Venger pas përfundimit të ndeshjes me Mançester Junajtedin, që u mbyll me rezultat 1:3 në favor të “djajve të kuq”.

Venger mendon që skuadra e tij nuk e meritoi humbjen, pasi krijuan shumë raste në fushën e lojës.

“Kishim 21 goditje drejt portës në një ndeshje të tillë, hera e parë që kam parë diçka të tillë.Ndihem fajtor pasi nuk filluam dominues në prapavijë duke ia vështirësuar vetes punën pas 10 minutave të para. Ndonjëherë fiton ndeshje që nuk meriton t’i fitosh, dhe ndonjëherë humbet ndeshje që duhet t’i fitosh.Nuk kam humbur shumë në jetën time pas një dominimi të tillë, por në këto ndeshje duhet të tregohesh efecient.”, ka thënë Venger.

Leave a Reply