Zbulohen arabët e interesuar për blerjen e Milanit

Një grup sheikësh arabë raportohet se kanë shprehur interesimin për blerjen e gjigantëve italian të Milanit nga pronari i tanishëm kinez, Li Yonghong.

Sipas “Calciomercato.com”, Milani është pranë ristrukturimit të kontratës së tyre prej 303 milionë euro.

Për më tepër, faqja e internetit beson se më shumë investime mund të arrijnë nga rajoni arab, megjithëse në këtë fazë nuk është e qartë nëse ky grup arabë synon të mbështesë pronarin kinez Li Yonghong në drejtimin e Milanit, apo të blejë pjesën më të madhe të aksioneve në klub.

Grupi në fjalë do të ndihmohej gjithashtu nga një investitor amerikan që specializohet në ndërtim, duke rritur gjasat që Milani të ketë edhe një stadium të ri, ku do ti zhvillonte ndeshjet e saj.

Rikujtojmë edhe Milani, po dhe Interi aktualisht luajnë në të njëjtin stadium të Milanos.

Leave a Reply