Lacio fiton dhe cakton përballjen çerekfinale ndaj Fiorentinës (VIDEO)

Lacio ashtu edhe siç pritej është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Të enjten në mbrëmje “lacialët” mundën ekipin e “Serie B”, Çitadella me rezultatin 4:1, duke siguruar kështu një përballje me Fiorentinën në çerekfinale.

Çiro Imobile hapi serinë e golave në minutën e 11-të, ndërkohë rezultatin e dyfishoi Felipe Anderson në minutën e 24-të.

Në minutën e 36-të Kamiliano shënoi një autogol, duke ia lehtësuar edhe më shumë punën Lacios, që megjithatë 5 minuta më pas kapituloi pas një super goli të shënuar nga Paolo Bartolome, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë.

Pjesa e dytë nuk prodhoi ndonjë futboll cilësor, ndërsa ajo që vlen të regjistrohet është goli i shënuar nga ana e Immobile në minutën e 87-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Lacio 4, Çitadella 1.

 

Leave a Reply