Rexhepi konfirmon interesimin e KEK-ut, por thotë se do mbetet edhe ndihmës seleksionues i Maqedonisë

Pas lajmit të publikuar gjatë ditës së djeshme në “infOSport.mk” lidhur me interesimin e skuadrës kosovare të KEK-ut për strategun tetovar, Xhengis Rexhepi, i njëjti sot ka konfirmuar një gjë të tillë.


NDIHMËS SELEKSIONUESI I MAQEDONISË MERR DREJTIMIN E KEK-UT


“Është e vërtetë se kam pasur takim me drejtuesit  e KEK-ut të Kosoves. Ata kanë dëshirë që unë ta drejtoj ekipin e tyre në periudhën e ardhshme. Bëhet fjalë për një skuadër shumë serioze e cila udhëhiqet nga njerëz shumë të suksesshëm si në sport, ashtu edhe në biznesin e tyre privat. Oferta është shumë tërheqëse bazuar në standartet me vendin tonë. Bisedimet janë në vijim, mirëpo nga ata kam kërkuar kohë për të menduar dhe për të vendosur edhe përfundimisht” – tha enkas për infOSport.mk” ndihmës seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedoniswë në futboll, Xhengis Rexhepi.

Ai thotë se para se të vendos për të ardhmen e tij do të konsultohet edhe me seleksionuesin e përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski.

“Para se të vendos se ku do vazhdojë karriern time si trenjer do konsultohem edhe me seleksionuesin Igor Angellovski, me të cilin kam raporte shumë të mira. Edhe nëse do arrija marrëveshje me KEK-un, unë do të vazhdojë të jem pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë. Pozicioni në të cilin jam ma mundëson një gjë të tillë, pasi kur do kemi ndeshje me reprezentacionin e Maqedonisë garat në nivel klubesh kanë pushim, ashtu që do jem sërish prezent me ekipin kombëtar” – tha Xhengiz Rexhepi.

Rikujtojmë Xhengis Rexhepi gjatë karrierës së tij ka drejtuar disa skuadra nga Maqedonia, ndërsa posti i ndihmës seleksionuesit të Maqedonisë ka qenë si qeshia mbi tortë për punën dhe sukseset e tij që ka arritur në drejtimin e tyre.

Leave a Reply