Marek Hamshik barazohet me Maradonën, futet në historinë e Napolit

Mesfushori sllovak i Napolit, Marek Hamshik ishte njëri ndër autorët e golave në fitoren 1:3 në transfertë ndaj Torinos.

Hamshik shënoi golin e tretë në minutën e 30-të, duke arritur kështu shifrën e 115 golave me fanellën e Napolit.

Kapiteni aktual i Napolit kështu arriti kuotën e golave të shënuar nga legjenda argjentinase Diego Armando Maradona, duke hyrë kështu në historinë e skuadrës “napolitane”.

 

Leave a Reply