Futbollistët më të paguar në Premierligë, dominojnë skuadrat nga Mançesteri

Premierliga angleze pa dyshim se është një ndër ligat më të fuqishme evropiane të futbollit. Nisur nga ky fakt është më se evidente se edhe futbollistët që militojnë në këtë kampionat janë shumë të paguar, ndërsa i pari që i prinë kësaj liste, është francezi i Mançester Junajtedit, Poll Pogba.

Mesfushori i “Djajve të Kuq” ka një pagë javore prej rreth 330 mijë eurosh, kurse pas tij me 20 mijë euro më pak renditet një tjetër futbollist i kësaj skuadre, Romelo Lukaku.

Lista e publikuar nga mediat britanike ka nxjerrë në pah faktin që dy skuadrat nga qyteti i Mançesterit, Junajtedi dhe Siti i paguajnë më së shumti futbollistët e tyre nga të gjitha klubet angleze, duke pasur parasysh se 7 futbollistët më të paguar vijnë pikërisht nga këto dy kluve.

Gjithashtu, lista ka bërë të ditur se golashënuesi më i mirë në Premierligën angleze, Heri Kejn, është vetëm i 35-ti në këtë listë, me pagën prej 120 mijë eurosh në javë.

Leave a Reply