Kukësi planifikon miqësore me Fenerbahçen

Skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë, Kukësi nga  4-16 janar do të qëndrojë në Antalia të  Turqisë, ku do të kryej fazën përgatitore në prag të stinorit pranveror në Superligën shqiptare.

Drejtuesit e kësaj skuadre veçmë kanë caktuar edhe dy kundërshtarë, me të cilët do të masin forcat në këto përgatitje. Skuadra verilindore ndeshjen e saj të parë do ta zhvillojë me 8 janar përballë Kajserispor, ndërsa vetëm dy ditë më pas do të luajnë ndaj Bursasporit.

Megjithatë drejtuesit e Kukësit po kërkojnë edhe një kundërshtarë tjetër, që mund të jetë edhe skuadra gjigande e Fenerbahçes. Me skuadrën 19 herë kampione të Turqisë, Kukësi planifikon të luaj me 13 janar, ndërsa e njëjta ndeshje do të zhvillohej në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi verilindor që kërkon të përgatitet sa më mirë për pjesën e dytë të sezonit, ndërsa shpresojnë që para udhëtimit për në Turqi të zgjidhin edhe emrin e trajnerit të ri, që do të zëvendësonte strategun e shkarkuar serb, Milinkoviç.

Leave a Reply