Milani nuk shkon më shumë se një barazim në transfertën ndaj Fiorentinës (VIDEO)

Skuadra e Milanit ka ndërprerë serinë negative prej dy disfatave të njëpasnjëshme, duke barazuar 1:1 në transfertën ndaj Fiorentinës në ndeshjet e javës së 19-të në “Serie A”.

Kjo falë golit të shënuar nga ana e rezervistit Hakan Çalhanoglu, i cili barazoi shifrat në minutën e 74-të, duke ndërprerë në këtë mënyrë edhe serinë prej saktësisht 500 minutave të Fiorentinës pa pranuar gol në ndeshjet e zhvilluara në “Artemio Franki”.

Vetëm 180 sekonda para golit të Çalhanoglu, Xhovani Simeone kishte kaluar në epërsi Fiorentinën, skuadër kjo e cila këtë edicion regjistroi edhe barazimin e 6-të. Ishte kjo ndeshja e parë në të cilën “kuqezinjtë” nuk pësuan disfatë, në momentet kur ndodhej në disavantazh, dhe hera e parë ndaj një kundërshtari që figuron më lartë se ata në renditje.

Leave a Reply