Vardari transferon portierin e Arsenalit!?

Vardari stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e dytë me 8 pikë ngecje nga lideri aktual, Shkëndija, ndërsa për të shkrirë këtë epërsi të skuadrës tetovare drejtuesit e skuadrës kampione në fuqi janë duke përpiluar listën e emrave të rinj, të cilët planifikojnë ti sjellin në rradhët e tyre.

Një ndër emrat e përfolur është edhe ai i portierit të Arsenalit, Dejan Iliev, i cili shihet si zëvendësim për Filip Gaçevskin, që ka shumë gjasa të transferohet jashtë vendit.

Dejan Iliev aktualisht mbron për ekipin U23 të Arsenalit, ndërsa gjasat për të qenë pjesë e ekipit të parë janë shumë të vogla, ashtu që thuhet se Iliev po mendon rikthimin në vendlindje.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat dhe nëse drejtuesit e Vardarit do të gjejnë një gjuhë të përbashkët me homolohët e tyre anglez rreth transferimit apo edhe huazimit eventual të portierit nga Strumica.

22-vjeçari Iliev pjesë e Arsenalit është që nga viti 2013-të, ndërsa kontrata aktuale i skadon me 30 qershor të vitit 2018-të. Ai te Arsenali ishte transferuar si 18-vjeçar nga rradhët e Bellasicës.

Leave a Reply