Ançeloti zëvendëson Vengerin te Arsenali

Era e “Arsen Venger” është pranë përfundimit të saj. Sipas “Gazzetta Dello Sport” është ky sezoni i fundit i strategut francez në “Emirates”, edhe përkundër faktit se verën e kaluar ai vazhdoi kontratën edhe për dy vite.

Sipas të njëjtit burim, Karlo Ançeloti ka pranuar të marrë drejtimin e Arsenalit nga sezoni i ardhshëm. Marrëveshja e ish trajnerit të Çelzit në Angli, me “topçinjtë” do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 10 milion euro, duke mos përfshirë këtu bonuset shtesë.

Ançeloti është i papunë që nga shtatori i vitit 2017-të, kur u largua nga Bajern Munihu.

Leave a Reply