Shkupi prezantoi 4 blerjet e reja

FC Shkupi sot ka prezantuar 4 blerjet e reja në kuadër të merkatos së janarit, me të cilët shpreson që në sezonin pranveror të jetë një ndër skuadrat që do të pretendojë për pozitat që sigurojnë Europën, njofton “infOSport.mk”.

Bazuar në emrat e futbollistëve, një gjë e tillë është më se e kapshme, për më shumë kur drejtuesit e skuadrës nga Çairi ditëve në vijim kanë paralajmëruar edhe emra të rinj, që do të plotësonin kërkesat e trajnerit, Ardian Nuhiu.

“Janë këto përforcimet tek të cilat kemi besuar, andaj edhe i kemi transferuar. Shpresoj të kemi bërë zgjedhjen e duhur. Mirëpo nuk ndalemi këtu, pasi ditëve në vijim presim edhe dy tre përforcime të reja. Ata janë nga jashtë, mirëpo fillimisht emra nuk dëshirojmë të përmendim për momentin. Besoj se njëri prej tyre do të jetë një qendërmbrojtës“ – tha kryetari i klubit, Shefket Demiri në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

Rikujtojmë “pëllumbat” nga Çairi gjatë këtij afati kalimtarë transferuan tre mesfushorë dhe një sulmues, edhe atë më të mirin, kur janë në pyetje golat e shënuar në elitën e futbollit vendor. Bazhe Ilijoski me 130 golat e tij do të jetë një garancë shtesë për sulmin “bardhekaltër”, ndërsa mesfusha tashmë do të komandohet nga një ndër punëtorët më të mëdhenj, për të cilin flasin statistikat, Stefan Vujçiç.

Një tjetër futbollist që gjithashtu ka ekspriencë të madhe dhe tituj të fituar në kampionatin tonë, ështe edhe Bllagoja Ljamçevski, i cili i pari i besoi projektit gjigand të drejtuesve të FC Shkupit, të cilët me strategjinë e tyre e bënë realitet edhe transferimin e një ndër futbollistëve më të talentuar shqiptarë në rajon, Rron Broja.

 

Leave a Reply