Shkëndija e nisi me fitore vitin 2018-të, mundi Pobedën

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore 2:0 ndaj Pobedës në ndeshjen e parë të vitit 2018-të, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë u zhvillua në Ohër në stadiumin “Atina Bojaxhi”, ndërsa për të dyja skuadrat ishte ndeshja e parë që po zhvillojnë në kuadër të fazës së përgatitjeve.

Për fitoren e kampionëve vjeshtor në LPFM menduan Zhunior me një gol të shënuar ka fundi i pjesës së parë, dhe Izair Emini, i cili shënoi në fillimin e pjesës së dytë.

Të dy trajnerët provuan të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion. Shkëndija pas këtij takimi do të kthehet në Tetovë, ndërsa nga 20 janari ekspedita “kuq e zi” niset udhëtohet për fazën e dytë në Turqi.

Leave a Reply