Barcelona gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Spanjës (VIDEO)

Barcelona është skuadra e fundit që ka siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Spanjës, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Valverde në ndeshjen e kthimit sonte të zhvilluar ndaj Espanjollit, mundën Espanjollin me rezultatin 2:0, duke përmbysur në këtë mënyrë rezultatin nga takimi i parë, kur në transfertë kishin pësuar disfatë me reuzltatin 1:0.

Luis Suarez vetëm pas 9 minutave lojë shënoi golin e parë, teksa Lionel Messi në minutën e 25-të shënoi edhe golin e dytë, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në kualifikimin e Barcelonës për në gjysmëfinale.

Atje që më herët një vend siguruar edhe Sevilja, Valencia dhe Leganes, që njëherit bëri edhe surprizën më të madhe të ndeshjeve çerekfinale, duke eliminuar Real Madridin.

Leave a Reply