Besir Demiri debuton me fitore te Mariupoli  

Futbollisti shkupjan Besir Demiri ka debutuar me fitore te skuadra e tij e re, Mariupol. Këta të fundit zhvilluan një ndeshje kontrolluese në Antalia ndaj Karabahut të Azerbejxhanit, ndërsa trajneri i skuadrës ukrainase i dha rastin edhe shkupjanit që të luajë ndeshjen e parë për ta.

Demiri e nisi takimin nga stoli, ndërsa u aktivizua në minutën e 61-të të ndeshjes. 23 vjeçari për këtë ‘test’ kishte veshur fanellën me numër 46-të. Gjithsesi ditëve në vijim pritet edhe prezantimi zyrtar i Besir Demirit nga ana e klubit të Mariupolit.

Ndryshe përballjen kontrolluese e fitoi Mariupoli me rezultat 3:2 ndaj Karabahut.

Leave a Reply