Pobeda angazhon malazezin Ivanoviç

Skuadra e Pobedës pasi mbrëmë emëroi drejtuesit e rinj, sot ka bërë edhe goditjen e parë në merkato nën udhëheqjen e tyre, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Prilepi ka zyrtarizuar malazezin Ivan Ivanoviç, i cili te Pobeda vjen si futbollist i lirë. Ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës malazeze të Mornar Bar, ndërsa gjatë karrierës së tij në vendlindje gjithashtu ka luajtur edhe me skuadrat si FK Mladost, Çelik Nikshiç, Rudar Plevlja, OFK Bar, FK Jezero dhe Zora Zpus.

Do të jetë kjo hera e dytë që Ivanoviç do të luaj jashtë Malit të Zi, duke pasur parasysh se për një vit (14.02.2015-01.01.2016) ishte pjesë e skuadrës kazake të Atyrau.

27-vjeçari malazez te Pobeda pritet që të ngrit cilësinë e lojës në repartin ofenziv, aty ku ditë më parë kjo skuadër angazhoi edhe futbollistin shqiptarë, Altin Lloga.

Leave a Reply