Drita e Gjilanit leksion futbolli Pobedës së Prilepit

Skuadra e Dritës së Gjilanit që fazën e përgatitjeve po e zhvillon në Ohër, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar ndeshjen e rradhës kontrolluese kundër Pobedës nga Prilepi, njofton “infOSport.mk”. Në këtë ndeshje skuadra nga elita e futbollit kosovar i dha një leksion futbolli skuadrës nga elita e futbollit tonë vendor, duke mundur në fund skuadrën nga Prilepi me rezultatin 3:0.

Që të tre golat skuadra e trajnerit Bekim Isufi i realizoi gjatë pjesës së dytë. Kastriot Rexha shënoi golin e parë në minutën e 55-të, ndërsa dy golat tjerë skuadra e Dritës i realizoi brenda vetëm dy minutave me autorë, Ergin Thaqi (80’) dhe përforcimi i tyre më i fundit,  Haxhi Neziraj (82’).

Për Pobedën ishte kjo disfata e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara miqësore, pasi skuadra e trajnerit Babunja më parë kishte pësuar edhe nga Shkëndija, Renova, Maçva Shabac dhe Javor.

Leave a Reply