Rikthehet Muriqi që njohim, 2 gola në 4 ditë ndaj Atalantas (VIDEO)

Është rikthyer Vedat Muriqi që donim dhe që realisht ishim mësuar ta shohim. Sulmuesi “dardan” sot ka gjetur golin e tij të parë në ndeshjet e “Serie A”, që është i dyti brenda katër ditëve ndaj të njëjtës skuadër, Atalantas, ndaj së cilës kishte shënuar edhe në kuadër të Kupës së Italisë, njofton “infOSport.mk”.

Muriqi shënoi golin e tretë për Lacion e tij, duke vulosur fitoren 3:1 të “lacialëve” ndaj Atalantas në udhëtim.

Sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës iu nevojiten vetëm dy minuta lojë në fushë për të gjetur golin, teksa në minutën e 82-të shfrytëzoi pasimin e Andres Pereira. Muriqi në lojë u inkuadrua në vendin e Çiro Immobile, golashënuesit më të mirë të Lacios, për të cilën skuadër dy golat tjerë në Bergamo i realizuan Marushiç (3’) dhe Korea (51’).

Në anën tjetër golin e vetëm për Atalantan e realizoi Pashaliç në minutën e 79-të. Lacio me 37 pikë renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë Atalanta me një pikë më pak ndodhet në pozitën e 7-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply