Partizani-Vllaznia, publikohen formacionet zyrtare

Sot në Superligën shqiptare në program është derbi i madh midis Partizanit dhe Vllaznisë, ndeshje kjo që tërheq vëmendje edhe në opinionin sportiv në vendin tonë, kjo pasi tek të dyja skuadrat ka futbollistë nga vendi ynë, njofton “infOSport.mk”.

Ferhan Hasani, përforcimi i fundit i Partizanit dhe më i bujshmi, nuk bënë pjesë në formacionin e përzgjedhur të trajnerit Ilir Daja, i cili sërish i ka besuar Egzon Belicës në mbrojtjes, por edhe Jasir Asanit në pjesën ofenzive.

Në anën tjetër Tomas Brdariç, i beson treshes së futbollistëve nga Maqedonia, Mevlan Adilit, Aleksandar Isaevskit dhe Demir Imerit. Pjesa tjetër e skuadrës shkodrane është e njëjta, të cilën tashmë Brdariç po e zbret në fushë.

Ndeshja Partizani – Vllaznia starton në ora 16:45.

FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Bardhi, Asani, Cordeiro, Çinari.
Trajner: Ilir Daja.
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Imeri, Krymi, Marku, Jonuzi, Isaevski, Hoxhaj, Dilaver.
Trajner: Thomas Brdariç.

Leave a Reply