Zhuta shpërrthen me një super gol për Rijekën (VIDEO)

Leonard Zhuta ka shënuar një super gol në fitoren 4:0 të Osijekut ndaj Istras në kuadër të javës së 21-të, njofton “infOSport.mk”.

Strugani shënoi golin e fundit në minutën e 89-të,  kur nga gjuajtja e lirë realizoi një super gol dhe vendosi rezultatin përfundimtarë, Rijeka 4, Istra 0.

Ndryshe para tij në listën e golashënuesve për Rijekën u regjistruan edhe Jakov Puljiç (33′), Antonio Çollak (49′) dhe Matiç Çrnic (56′).

Për Leonard Zhutën ishte ky goli i parë sezonal në elitën e futbollit kroat në 20 ndeshje që ka zhvilluar me fanellën e Rijekës, skuadër kjo që tashmë renditet në pozitën e dytë me 38 pikë, po aq sa ka edhe Hajduku në pozitën e fundit, mirëpo skuadra nga Spliti ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply