Rikthehet Liga Europa, Berisha përballë Dortmundit, Milani sërish në tokën ballkanase

Pas rreth dy muajsh pushim, sonte në mbrëmje rikthehen emocionet nga ndeshjet e Ligës Europa. Gjithçka do të nisë me sfidën e orës 17:00 mes Astanës dhe Sportingut të Lisbonës, ndërkohë që në terminet e zakonshme 19:00 dhe 21:05 do të zhvillohen ndeshjet e tjera.

Gardiani shqiptarë, Etrit Berisha, me Atalantan e tij do të zbresin në “Sinjal Iduna Park”, për tu përballur me Borusinë e Dortmundit, që nuk po shkëlqen si viteve më parë. Një gjë të tillë do të mundohet të shfrytëzojë skuadra e trajnerit Gasperini, për të tentuar surprizën.

Kjo ndeshje në program është me fillim në ora 19:00, atëherë kur ndeshjet e tyre do ti zhvillojnë edhe dy skuadra tjera gjigande, Milani e Arsenali.

“Rossonerët” sërish do të udhëtojnë drejt tokës ballkanase, mirëpo për dallim nga hera e kaluar kur luajtën me Shkëndijën në Shkup, kësaj rradhe drejt Bullgarisë për t’u përballur me Ludogorets, ndërsa Arsenalin e prejt një ndeshje me Ostersund në Suedi.

Sfidat e orës 21:05 kanë rezervuar një tjetër përballje italo-gjermane atë mes Napolit dhe Lajpcigut. Në “Sao Paolo” do të vihen dy skuadra që janë në vendet e para në kampionatet respektive, Napoli është kryesues i Serie A, ndërsa në Bundesligë, Lajpcigu është për momentin në vendin e dytë me 18 pikë më pak se Bajerni i Munihut.

Është rikthyer në Liga Europa edhe Atletiko Madridi, një skuadër që përkufizohet edhe si një prej ekipeve me më eksperiencë në këtë aktivitet. Skuadra e Simeones që u rendit e treta në grupin e saj në Ligën e Kampionëve pas Romës e Çelzit dhe si rrjedhojë do të luajë në 1/16 e finaleve të Liga Europa me Kopenhagen në Danimarkë.

Leave a Reply