Juve fiton në fushë, tifozët e Torinos në tribuna! (VIDEO)

Derbi ndeshja e Torinos midis skuadrës me të njëjtin emër dhe asaj kampione të Juventusit nuk ka mundur të kalojë pa tensione në tribunat e stadiumit midis dy tifozërive.

Dy prej tifozëve ultras të skuadrave torineze ishin ngjitur mbi barriera për tu konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Tifozi i Torinos në një moment e ka shtyrë në tokë tifozin juventin, që bie keq nga një lartësi prej 3 metrash.

Pas gjithë kësaj kanë ndërhyrë më pas forcat e rendit, që kanë qetësuar tifozët  e të dyja skuadrave.

Të tilla situata në fakt janë të zakonshme në këtë ndeshje derbi, ku rivaliteti në shkallët e stadiumit është edhe më i madh se në fushën e lojës. Kësisoj në buletinin policor pas përfundimit të ndeshjes u raportua për tre arrestime dhe 5 incidenteve mes tifozërive të Torinos dhe Juventusit.

Leave a Reply