Lajm i mirë për FC Shkupin dhe tifozët e saj

Futbollistët e FC Shkupit prej sot u janë kthyer stërvitjeve dhe po përgatiten për ndeshjen e së dielës, kur në Manastir në kuadër të javës së 21-të do të përballen me Pobedën.

Lajm i mirë për trajnerin Ardian Nuhiu por edhe për vetë tifozët e skuadrës nga Çairi, është se sot është kompletuar dokumentacioni edhe për dy përforcimet e fundit Toni Tipuriç dhe Emre Xhan Atila.

Që të dy do të kenë të drejtë lojë për ndeshjen e kësaj fundjave, duke përforcuar në këtë mënyrë edhe më shumë repartin e mbrojtjes, dhe njëkohësisht atë të sulmit. Tipuriç luan në rolin e qendërmbrojtësit, të cilën pozitë deri më tani në mënyrë artificiale e luante mesfushori Muharem Bajrami. Ndërkohë sa i përket turkut, bëhet fjalë për një sulmues krahu, që me siguri se do të përshpejtonte sulmet e skuadrës “bardhekaltër” në krahë, aty ku në ndeshjen e fundit trajneri Aardian Nuhiu kishte vendosur Jasharoskin dhe të riun, Imeri.

Leave a Reply